Ambasadori amerikan Jess Baily, ai i BE-së Aivo Orav dhe ndërmjetësi i dërguar nga Brukseli, Peter Van Hoyte kanë zhvilluar një takim midis tyre në Klubin e Deputetëve në Shkup, para fillimit të raundit final të bisedimeve për implementimin e marrëveshjes.
Faza finale është marrëveshja për Prokurorin Special që duhet të kalojë si propozim-ligj në Parlament deri në ditën e nesërme, por edhe miratimi i kodit zgjedhor.
Në këtë takim ata po vlerësojnë situatën, ndërsa burime pranë klubit të deputetëve theksuan se kjo është një strategji e bashkërenduar për ti dhënë fund marrëveshjes.
Ambasadori i BE-së, Orav deklaroi se do të ketë marrëveshje dhe nuk do të luhet nga ky qëndrim. Nuk dihet se cili do të jetë roli i ndërmjetësve në finalizimin e detajeve të marrëveshjes, pas mosmarrëveshjeve midis VMRO-DPMNE dhe LSDM për prokurorin Special.
