Diplomatët e Iranit largohen nga Shqipëria, forcat speciale rrethojnë Ambasadën

TË FUNDIT

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar nga qeveria shqiptare, përfaqësuesit e Ambasadës së Iranit në vendin tonë janë larguar nga selia e tyre diplomatike.

Afati i fundit i vendosur për largimin e tyre pas vendimit te qeverisë për të ndërprere marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet, ka qënë ora 12:00 e kësaj të enjte.

Punonjësit e fundit të Ambasadës janë larguar në orën 11:0, duke marrë me vete edhe kuti me dokumente.

Një pjesë të dokumentave ata i kanë djegur mbrëmjen vonë të mërkurën.

Forcat e Antiterrorit dhe RENEA ndodhen në rrugoën kryesore përballë Ambasadës, dhe do të jenë gati për tu future në ambjentet e brendshme fill pasi të skadoje orari i vendosur për largimin e tyre në vendi unë, ora 12:00 e mesditës.

Vendimi për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin erdhi pasi sipas kryeministrit Rama, ky vend është përgjegjës për agresionin kibernetik të kryer ndaj Shqipërisë në 15 korrik të këtij viti.

https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2022/09/WhatsApp-Video-2022-09-08-at-11.19.44-AM.mp4?_=1