“Nuk kemi nevojë ta lëshojmë shtetin tonë, mund të krijojmë edhe këtu”. Kështu thonë dy stilistët Armend Ramadani dhe Dejan Antiç, të cilët punojnë dhe veprojnë me zanatet e tyre profesionale. Ata apelojnë që të gjithë semi-maturantët të ndjekin shkolla profesionale më pastaj të investojnë në vend dhe të përparojnë vet ata.
“Neve s’kemi nevojë ta lëshojmë shtetin tonë, mund të krijojmë edhe këtu. Na duhet edukim profesional, shkollim profesional dhe mendoj që ja arrijmë suksesit. Në çdo mënyrë, d.m.th sektori i zanatit ka vlerë dhe peshë shumë të madhe, për atë shkak mundohem që edhe gjeneratat e reja të investoj tek ata sepse ata janë ardhmëria jonë”, tha Armend Ramadani, stilist.
“Mendoj që me shkollë të mesme profesionale njeriu për çdo ditë mëson shumë e më shumë përparon në profesionin e tij. I inkurajoj të rinjtë të regjistrohen në drejtime profesionale dhe gjithmonë jam në anën e tyre”, u shpreh Dejan Antiç, stilist.
Për drejtimet profesionale foli edhe kryetari i odës së zanatçinjve, Nikolla Petrov. Ai tha se janë në mbështetje të zanatçinjve.
“Të rinjve nëpërmes kampanjave duhet tu tregohet se shkollat profesionale dhe zanatet ju ofrojnë perspektivë punësim ose fillim të biznesit personal dhe kanë mundësi që të jenë shembuj të mirë, zanatçinj të mirë dhe të suksesshëm. T’i mësojmë se duhet që të punojnë dhe të fitojnë, e jo qëllimi i tyre të jetë punësimi në administratë”, potencoi Nikolla Petrov nga Oda e Zanatçinjëve.
Ministri Arbër Ademi tha se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka kryer reforma të thella në arsimin e mesëm profesional që e njëjta t’u përgjigjet kërkesave dhe nevojave të tregut të punës
“Për fat të keq, kuadri me arsim të mesëm profesional është i nevojshëm ende në vendin tonë. Por një është e vërtetë se tregu i punës ka nevojë nga kuadri i këtillë nga profesionist të këtillë, nga mjeshtri të këtillë dhe jo vetëm në këtë drejtim por në të gjithë drejtimet tjera”, deklaroi Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi.
Ndryshe USAID dhe Oda e Zanatçinjve në bashkëpunim me MASH dhe Ministrinë e Ekonomisë u kanë dorëzuar diploma dhe mirënjohje stilistëve profesional të cilat kanë ndihmuar nxënësit e shkollave profesionale që të kryejnë praktikën profesionale.
Përgatiti: Mevludin Imeri
