Dimova nuk do të japë dorëheqje, pohon se nuk ka asgjë të paligjshme në projektet “Erazmus”

TË FUNDIT

Edhe pse pohohej se nuk bëhet fjalë për floktore e cila ka marrë fonde evropiane, megjithatë Zoran Zllatanovski, përmes kompanisë VEZ Trejd, e cila në Regjistrin Qendror është evidentuar si floktore, ka marrë grante në vlerë prej 270 mijë eurove nga Agjencia Kombëtare për programin “Erazmus plus”. Drejtoresha, Lidija Dimova, paraprakisht mohoi se bëhet fjalë për floktore dhe se kompania VEZ Trejd është shkurtesa nga Vlera e diturisë evropian” (Vrednost na evropso znaenje). Zllatkovski, edhe pse fillimisht thoshte se bëhet fjalë për lajm të rrejshëm, megjithatë pohoi se veprimtaria kryesore e kompanisë së tij është floktore dhe sallon për zbukurim.

 “Fama rreth sallonit të flokëve është desinformatë për shkak se kur merrni projekt jeni të obliguar para Agjencisë nacionale të dorëzoni llogari të veçantë. Momentalisht sipas gjendjes së tanishme dhe është e regjistruar si sallon flokësh dhe sallon bukurie”, tha Zoran Zllatkovski – pronar i “Vez Trejd”.

Përveç asaj që Zllatkovski ka marrë grante në vlerë të përgjithshme, ai ka nënshkruar edhe marrëveshje për ekspert të jashtëm në ERASMUS Plus. Dimovska konfirmon se ai ka disa marrëveshje si ekspert por mohon se ka konflikt interesi.

 “Duhet të ketë vlerësues që janë të përhershëm dhe të tillët thirren, në rastin tonë bashkëpunëtorët e jashtëm nuk mund të marrin pjesë. Në rastin tonë te ne ata kanë të drejtë të shfrytëzojnë mjete por nuk kanë të drejtë të vlerësojnë projektet e tyre. Bashkëpunëtorë i jashtëm në rastin tonë janë ata që e bëjnë evoluimin , nuk është e saktë se nuk mund  të shfrytëzohet, përderisa kanë ndikim në procesin e evoluimit nuk mund të marrë pjesë, nëse nuk ka ndikim absolutisht mund të marrë pjesë që të përdorë mjete”, theksoi Lidija Dimova – Drejtore e Agjencisë Nacionale.

Për reagimet se janë ndarë grante për trajnimin e gomarit dhe kalit kroat lipicaner gjë për të cilën një shkollë në Kavadar ka marrë 83 mijë euro, Dimova thotë se kjo ka dalë nga avokati Aleksandër Tortevski, të cilit kinse i janë shkurtuar mjete për projektin. Përndryshe, KE hapi hetim për rastin për keqpërdorim të parave evropiane nga programi ERASMUS Plus, transmeton MIA.

 “Të gjithë informacionet për keqpërdorim po shqyrtohen dhe aty ku bëhet fjalë për fonde të BE, çdo shpenzim i parregulluar do të identifikohet dhe do të kthehet pas”, thonë nga Komisioni Evropian.

Nga Komisioni evropian nuk mund të japin më shumë detaje përderisa hetimi është në vijim, por ajo që dihet është se në rast se vërtetohet keqpërdorim i fondeve, rasti do të dërgohet në OLAF, trup evropian kundër mashtrimeve.