Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, sot, 1 prill 2021, do të qëndrojë për vizitë pune në Kroaci.
Zëvendëskryeministrin Dimitrov do ta pranojë kryeministri Kroat, Andrej Plenkoviq, ndërkaq do të takohet edhe me ministrin për Punë të Jashtme, Goran Grliq – Radman.
Në takime Dimitrov do të diskutojë në kontekst të përforcimit të mbështetjes kroate për procesin e zgjerimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor, pas përpjekjeve të bëra gjatë presidencës kroate kur Maqedonia e Veriut mori vendimin për fillimin e negociatave aderuese.
Do të shqyrtohen edhe sferat për përforcimin e bashkëpunimit të afërt bilateral për zbatim të suksesshëm të reformave evropiane dhe mbështetje konkrete të Sekretariatit për Çështje Evropiane në atë drejtim.
