Dimitrovi në vizitën e parë pune zyrtare në Bruksel

TË FUNDIT

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov , sot 22 shtator (e martë) do të qëndrojë në vizitë pune në Bruksel , e cila është  edhe vizita e pare në ulësen e BE-së si përfaqësues I Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga formimi I saj.

Janë të parapara takime me Nënkryetarin e Komisionit Evropian përgjegjës për promovimin e mënyrës së jetës evropiane, Margaritis S’hinas dhe Eurokomesarin për Zgjerim dhe Fqinjësi të mire, Oliver Varhei, si dhe me tjerë përfaqësues të Drejtoratit Gjeneral për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjërim të Komisionit Evropian.

 Në margjinat e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në BE( KÇP) e cila mbahet këtë javë në Bruksel, Zëvendëskryeministri Dimitrov do të realizojë takim me Ministrin shtetëror për Evropë i Republikës Federale të Gjermanisë, Mihael Rot.

Vizita e punës e Zëvendëskryetarit të Qeverisë Nikolla Dimitrov po ndodh në moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut, në dritën e definimit të Kuadrit negociues dhe mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në, e cila do të shënojë fillimin zyrtar të negociatave të pranimit me Bashkimin Evropian.​

Në takime Dimitrovi do ti hapë çështjet lidhur me programin e IPA 3, duke pasur parasysh krijimin e Kuadrit Financiar shumëvjeçar të BE-së 2021-2027, e cila është aktuale këtë periudhë. Në atë kontekst, do të bisedohet edhe  për përgatitjet për përmasat dhe shpalljen e Programit Ekonomik për Zhvillim dhe Investime për Ballkanin Perëndimor.