Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov sot realizoi takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në vend, Dirk Jan Kop, në të cilin u bisedua për bashkëpunim bilateral, me theks në projektet e përbashkëta në dritën e realizimit të agjendës evropiane të Maqedonisë së Veriut në periudhën që vijon.
“Sundimi i drejtësisë dhe qeverisja e mirë, forcimi institucional në kontekst të kapaciteteve dhe efikasitetit, janë shenjë mbrojtëse të Holandisë, një nga modelet e vendeve anëtare të BE-së drejtë të cilave aspirojmë. Aspirata është e arritshme pikërisht përmes procesit eurointegrues, detyra e të cilit është harmonizimi jo vetmë për legjislacionit, por edhe me standardet evropiane si dhe kushte më të mira për jetesën e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut”, theksoi Dimitrov në takim, kumtuan nga Sekretariati për Çështje Evropiane.
