Dimitrov, për vizitë zyrtare në Rumani!

TË FUNDIT

Me ftes të shefit të diplomacisë rumune, Teodor Meleshkanu, në vizitë zyrtare do të qëndroj Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Dimitrov veç takimit me Maleshkanu, do të takohet edhe me ministrin për Çështje Evropiane Xhorxh Çamba si dhe me nënkryetarin e Shtëpisë së Poshtme të Parlamentit rumun, Karmenileana Mihallçesku.

Vizita zyrtare e Ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitorv ndodh gjatë kryesimit rumun me Këshillin e BE-së, që paraqet riafirmim të mbështetjes rumune për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian.

Rumania ishte në mesin e anëtarëve të para të NATO-s të cilat e ratifikuan Protokollin e Prespës për anëtarësim në Aleancë.

Gjithashtu gjatë vizitës të dy ministrat Dimitrov dhe Maleshkanu do të nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim mes Ministrive të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në sferën e integrimeve evropiane.