Dimitrov për rastin e Milenkoskit, MPB u informua në kohën e duhur

TË FUNDIT

Lidhur me skandalin me tre diplomatët maqedonas të përfshirë në organizimin e arratisjes së një të dyshuari nga Armenia për korrupsion dhe pastrim parash, ish-ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov tha se ka pasur komunikim mes Ministrisë së Jashtme dhe Ministrisë së Brendshme dhe se hetimi është dashur të udhëhiqet në kuadër të Ministrisë së Brendshme dhe agjencive të sigurisë. Përndryshe Mile Milenkoski, një diplomat i Maqedonisë nga misioni maqedonas në OSBE në Vjenë, që nga 27 gushti është në paraburgim ekstradimi në Vranjë të Serbisë, pas një urdhër arresti të lëshuar nga Armenia.