Dimitrov paralajmëroi 120 milion euro ndihmë nga BE për RMV-në

TË FUNDIT

Pas takimit me eurokomisionarin për zgjerim, Oliver Varhei dhe ekipin e tij, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov paralajmëroi se në ditët në vijim duhet të arrijnë 120 milion euro ndihmë e BE-së për Maqedoninë e Veriut.

“Bazuar në marrëveshjen financiare të nënshkruar në fund të javës së kaluar, do të arrijë një shumë prej 40 milion euro mbështetje e drejtpërdrejtë e buxhetit, ndërsa këto ditë edhe transhe e paketës makro-financiare në shumën prej 80 milion euro,” deklaroi Nikolla Dimitrov – zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.