Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov insiston në pozicionin – se kombi dhe gjuha maqedonase, në të drejtën ndërkombëtare, nuk janë lëndë e pranimit dhe mospranimit.
“Pozicioni ynë bazohet në parimin e qartë si kristali – kombi maqedonas, gjuha maqedonase, këto çështje që janë çështje para nesh, për kombin tonë, një hapësirë intime, çështje e brendshme dhe në raportet ndërkombëtare, në të drejtën ndërkombëtare nuk janë lëndë e pranimit dhe mospranimit. Pranohen shtetet, pranohen qeveritë, por kjo është shprehje e të drejtës sovrane e vetëpërcaktimit. Do të ishte e pamundur nëse për këtë vlerë elementare, të cilën në mënyrë legjitime e presim nga të gjithë fqinjët tanë, pa respekt elementar të tillë, është vështirë të punojmë në krijimin e fqinjësisë”, deklaroi Dimitrovi në intervistë për Radio Evropën e Lirë.
Ndryshe nga Dimitrovi, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani deklaroi se temë e diskutimit me Bullgarinë nuk është çështja e identitetit, por udhëzuesi për Marrëveshjen për fqinjësi të mirë.
