Dimitrov dhe Osmani në Berlin në bisedime me Zaharievën me ndërmjetësimin e Mas dhe Rot

TË FUNDIT

Zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov dhe shefi i diplomacisë, Bujar Osmani po qëndrojnë për vizitë në Berlin ku sonte do të kenë takim me ministren e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.

Nga Qeveria për MIA-n konfirmuan se Dimitrov dhe Osmani janë ftuar nga ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Hajko Mas dhe ministri gjerman për Evropën, Mihael Rot të marrin pjesë në takim pune në Berlin.

Bisedimet në kryeqytetin gjerman janë në funksion që të gjenden mënyra për përafrimin e pozitave të Shkupit dhe Sofjes dhe të mundësohet fillimi i negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut me BE-në në kuadër të kryesimit gjerman.

“Qëllimi i takimit është të shqyrtohen mundësitë për zgjidhje në kuadër të Marrëveshjes për miqësi dhe të kemi kryesim të përbashkët të suksesshëm me Procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor dhe sukses të përbashkët lidhur me procesin e integrimeve në BE”, sqarojnë nga Qeveria për MIA-n.