Dimitrov dhe Dendias realizuan bisedë telefonike për pandeminë dhe vaksinat

TË FUNDIT

Ballafaqimi me pasojat e pandemisë dhe çështja e vaksinave, ishin në qendër të bisedës telefonike mes zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, njofton korrespodentja e MIA-s nga Athina.

Siç kumtuan përmes “Tuiterit” nga Ministria greke e Punëve të Jashtme, por edhe siç shkruajti vetë Dendias, biseda telefonike u iniciua nga Dimitrovi.

“Kam zhvilluar bisedë telefonike me ZK të Maqedonisë të Veriut, Nikola Dimitrov me iniciativë të Maqedonisë të Veriut. Fokusi ishte në menaxhimin e pasojave të Kovid-19 dhe çështjeve të lidhura me vaksinimin”, shkroi Dendias në llogarinë e tij zyrtare në Tuiter.