Kryetari i Komunës së Kumanovës dhe kryetar i Lëvizjes “ZNAM”, Maksim Dimitrievski, ishte i ftuar sonte në emisionin “Click Plus” në TV21. duke folur për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ai tha se nuk dëshiron të ketë asnjë bashkëpunim me disa nga politikanët e LSDM-së.
“Një pjesë e politikanëve të LSDM-së kanë dashur bashkëpunim, disa prej tyre nuk duan të kenë asnjë bashkëpunim, e kam fjalën për lidershipin. Ne kemi një parim. Nuk duam të jemi hipokritë ndaj qytetarëve dhe të punojmë pas shpine. Një drejtues aktual në një pozicion komunikon me një ish-kryeministër, një kryeministër aktual komunikon me një ish-kryeministër. Është hipokrizi dhe mashtrim i votuesve”, thotë Dimitrievski.
