Dimitrievski merr mbështetjen e ASH-AAA! Marrëveshja bazohet në parimet për ndarje proporcionale

TË FUNDIT

Kandidati i pavarur Maksim Dimitrievski do të mbështetet nga koalicionit Aleacna për Shqiptarët dhe Alternativa në rrethin e dytë të zgjedhjeve në Kumanovë. Dimitrievski thotë se ky është vetëm fillimi i bashkëpunimit mes tij dhe ASH-AAA.

 “Dëshiroj të përshëndes këtë mbështetje në emrin tim dhe të ekipit “Për Kumanovën tonë”. Ky është vetëm fillimi i një bashkëpunimi të frytshëm politik mes lëvizjes qytetare “Për Kumanovën tonë” dhe ASH-AAA. Bëhet fjalë për koncept dhe subjekt politik i cili dëshiron që në të ardhmen të veprojë vetëm nga qytetarët dhe për qytetarët. Ne nuk do të udhëhiqemi vetëm sipas përqindjes, por do të udhëhiqemi sipas parimit të avancimit të mundësive dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve”, tha Maksim Dimitrievski – kandidat i pavarur për kryetar të Kumanovës.

Nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët-Alternativa, thonë se bashkohen për punët që i presin në këshillin komunal. Shtojnë se marrëveshje është arritur në bazë të parimeve për koalicion dhe menaxhim në zgjedhjet lokale.

Nga LSDM me koment se çdo votë e dhënë Dimitrievski-të është votë e dhënë për VMRO-DPMNE.

Kundër kandidati i Dimitrievski, Oliver Ilievski nga radhët e LSDM-së, në rrethin e dytë të zgjedhjeve të dielën do ta ketë mbështetjen e BDI-së.