Përveç krizës energjetike dhe ekonomike në vendin tonë, na pret edhe një dimër i vështirë me ndotjen e ajrit. Kështu u shpreh ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini. Megjithatë ai apelon qytetarët që të ngrohen me rrymë sepse siç thotë për amvisëritë ka mjaftueshëm rrymë. Ndërsa për shtrenjtimin e drurëve edhe ai ka kërkuar përgjigje nga ndërmarrja e pyjeve përse çmimi është rritur aq shumë.
“Çmimet e drurit janë rritur, edhe peletët, ne kemi kërkuar për drurin e cila është e shtetit tonë, kemi kërkuar informacion nga Ndërmarrja e Pyjeve edhe inspektorati të na informoj pse çmimet janë rritur shumë, kur në rregulloren shkruan 3000 denarë nga Ndërmarrja e Pyjeve. Të dalin në terren dhe të bëjnë inspekcionet e duhura. Nëse përdoren pajisje efikase me rrymë, ne gjithmonë i përkrahim ata sepse rrymë për shtëpi do ketë”, tha Naser Nuredini, ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
