Dy këngëtarët Noizy dhe Stresi dikur kanë qenë rivalë dhe kanë pasur përplasje të një pas njëshme me njëri-tjetrin.
Por duket se marrëdhëniet mes tyre kanë marrë një tjetër kthesë, duke i lënë pas krahëve zënkat e shkuara.
Dhe ajo që i “vë vulën” kësaj, është pjesëmarrja e Stresit në koncertin gjigand të Noizy-t që do të mbahet në datën 14 gusht.
“Alpha Show” do të jetë koncerti madhështor i Noizy-t, ku shumë artistë shqiptarë e të huaj do të performojnë në skenën gjigande që do të shënjojë historinë.
