Digjitalizim i plotë i shoqërisë, Nikollovski në vizitë të Strumicës dhe rajonit të Strumicës

TË FUNDIT

Digjitalizim të plotë të shoqërisë paralajmëroi Aleksandër Nikollovski, bartës i njësisë zgjedhore numër 4, nga radhët e VMRO-DPMNE, i cili ishte në vizitë në Strumicë dhe rajonin e Strumicës.

“Për mua projekti më i rëndësishëm që do të shënojë mandatin katër vjeçar 2020-2024 është digjitalizimi i plotë i shoqërisë së Maqedonisë që duhet të mundësojë disa  gjëra. Së pari do të jetë goditje e fortë për korrupsionin për shkak se rreth 500 shërbime që për momentin merren nga institucione të ndryshme shtetërore dhe varen nga faktori njerëzorë, do të digjitalizohen plotësisht që të largohet faktori njeri dhe të mos ketë vendim diskrecional. Çështja e dytë e lidhur me digjitalizimin është digjitalizim i plotë i arsimit fillor dhe të mesëm”, tha Aleksandër Nikolloski nga VMRO-DPMNE.