Digjet vetura në autostradën “Arbën Xhaferi” (VIDEO)

TË FUNDIT

Para pak minutash, një veturë është përfshirë nga zjarri në autostradën ‘Arbën Xhaferi’.

Lajmin për portalin rtv21 e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Sipas informatave të para nuk raportohet për të lënduar.

“Para pak çaste policia është njoftuar se një veturë është përfshirë nga zjarri në autostradën ‘Arbën Xhaferi’ (kilometri i dytë Lipijan-Ferizaj). Policia i është përgjigjur këtij njoftimi, nga vendi i ngjarjes raportojnë se nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Krasniqi.

TV21 ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes./21Media