Digjet një automjet në Kumanovë

TË FUNDIT

Gjatë natës së kaluar është djegur një automjet i një kumanovari, kumtoi sot SPB Kumanovë. Ngjarjen në SPB Kumanovë në ora 3 pas mesnatë e ka denoncuar pronari 61-vjeçar i automjetit.

“Personi V.S (61) nga Kumanova ka denoncuar se rreth orës 3 është djegur automjeti i tij ‘pasat’ me tabela të Kumanovës”, thuhet në kumtesën SPB-së-Kumanovë.

Zjarrin e kanë shuar zjarrfikësit e Kumanovës. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa ekspertizë ka kryer ekip ngaq SPB Kumanovë.