Digjet një autobus në Fushë Kosovë

TË FUNDIT

Një autobus është djegur sot në Fushë Kosovë.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka thënë se nuk raportohet për të lënduar.

”Rreth orës 17:30, është raportuar se  në zonën industrialrenë Fushë Kosovë, një autobus është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit, po trajtohen rrethanat e ngjarjes”, ka thënë Borovci./21Media