Nuk dihet sa është numri i saktë i zjarreve aktive në vend, kurse zjarri i fundit e më dramatik është në rajonin e Shën Nikollës ku pasdite flakët kapluan 4 shtëpi. Nga Qendra për Menaxhim me Kriza thonë se kanë filluar t’i përcaktojnë zjarret që janë me prioritet për shuarje, gjegjësisht fillimisht do të intervenohet në vatrat e mëdha. Era, në mënyrë shtesë i vështirëson operacionet në terren.
-Për momentin edhe Bogoslloveci në Shën Nikollë filloi të digjet. Në këtë fshat nga zjarri janë kapluar 4 shtëpi”, tha Angellov nga Qendra për Menaxhim me Kriza.
-Nuk mund të themi sa është numri i saktë i zjarreve. Nga momenti në moment rritet numri i tyre. Nëse disa lokalizohen, në disa vende shpërthejnë zjarre të tjera. Prandaj, sot është shpallur gjendje krize në territorin e vendit”, deklaroi Marija Milkova, Qendra për Menaxhim me Kriza.
-Era e ndryshueshme dhe përforcimi i erës nga 40 deri në 70km në sekond, e pamundëson shfrytëzimin maksimal të resurseve që janë në terren, njëkohësisht shkakton edhe lodhje. Prandaj, prioritet do të jenë objektet dhe popullata, kurse fushat e djegura dhe bari i thatë do të lihen. Domethënë, prej tash do të përcaktojmë cilat do të jenë prioritetet. Presim që në periudhën që vijon, era të përforcohet edhe më shumë. Presim vështirësi në procesin e shuarjes së zjarrit”, pohoi Goro Stojanovski, sekretar për operacione dhe koordinime pranë QMK-së.

