Digjen katër kamionë në Butel të Shkupit, zjarrfikësit kanë parandaluar dëm më të madh, policia po heton rastin

TË FUNDIT

“Mbrëmë në ora 23:30, në njërën prej parkingjeve të Butelit janë djegur tre kamion. Kamionët kanë qenë të mbushur me lëmshe. Siç mund edhe të shihet, lëmshet janë në mesë të rrugës. Sipas dëshmitarëve dëmi material i këtyre tre kamionëve shkon diku 150 mijë euro”, Afrim Jonuzi, gazetar.

Kontaktuam edhe me pronarin e kamionëve por ishte i zënë dhe nuk deshi të flas.
Dëshmitarët nga parkingu tjetër që ishte afër thanë se zjarrfikësit kanë ardhur në kohë, por as at nuk i din shkaqet e zjarrit.

Dy kamion kanë qenë me rimorkio të cilat kanë qenë të mbushura me material për shitje.

“Më 26 gusht 2020, në orën 11:30, u raportua se në Shkup, në rrugën Aleksandar Urdareski, në një parking kamionësh, u vunë zjarri tre kamionë me rimorkio, njëra prej të cilave ishte e zbrazët, dy të ngarkuara me lëmshe”, thonë nga MPB.

Nga policia thonë se janë duke punuar me rastin dhe po punohet për gjetjen dhe shkakun e zjarrit.
Në shuarjen e zjarrit janë kyçur shtatë automjete zjarrfikëse.
Zjarri është lokalizuar dhe nuk i ka përfshirë dhjetë kamionët e tjerë të po të njëjtës kompani.


Në parcelën tjetër afër, ka patur cisterna dhe makineri ndërtimore.

Intervenimi u realizua në parkingun për kamionë në Butel ku u dogjën 3 kamionët të tipit Volvo. Reagimi i shpejtë dhe në kohë ka parandaluar djegien e më tepër kamionëve të parkuar”, thonë nga Brigada e Zjarrfikësve.