Policia e rajonit të Tetovës njofton se gjatë ditës së djeshme janë djegur dy automjete transportuese në fshatin Çajlë të Gostivarit, përcjell TV21. Policia njofton se është djegur një automjet “MAN”, ndërsa nga flakët e të njëjtit, është djegur pjesërisht edhe një automjet “Mercedes Atego”.
“Më 25.04.2026, në ora 06:40, në Stacionin Policor Gostivar është raportuar një zjarr në një mjet motorik transportues “MAN” me targa të Gostivarit, pronë e Sh.Sh. (49) nga fshati Çajllë. Automjeti ishte i parkuar në një pllac në vendin e quajtur “Çajlla e Vjetër”. Nga zjarri është përfshirë pjesërisht edhe një automjet tjetër i parkuar “Mercedes Atego”. Zjarri është shuar nga Njësiti Teritorial Kundër Zjarrit Gostivar, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i DPB Gostivar”, thonë nga SPB-Tetovë.
