Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometerologjike, do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Pasdite do të ketë paraqitje të izoluar të motit jostabil me reshje të shkurtra shiu, bubullima dhe erë të përforcuar.
Temperatura minimale, siç njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, do të jetë në interval prej 10 deri në 17 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 29 deri në 34 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Gjatë orëve të pasdites në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të motit të ligë lokal. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 16 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 34 gradë.
Të enjten në shumë vende pritet mot jostabil me reshje shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht nesër dhe të enjten proceset do të jenë më intensive në formë stuhie, me reshje më të dendura shiu, shkarkime elektrike, erë të fortë (mbi 60 km/h) dhe kushte për paraqitje të breshërit. Nga e premtja pritet stabilizim gradual i motit.
