Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të lehta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimi verior, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Temperatura minimale do të lëvizë nga -1 deri në 6 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 15 deri në 23 gradë Celsius.
Në Shkupi moti do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë në 4 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 21 gradë.
Sipas parashikimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme do të mbajë mot kryesisht me diell dhe më i ngrohtë, me paraqitje të vranësirave të ndryshueshme gjatë ditës. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në pjesët lindore herë pas here e përforcuar nga veriu.
Nga e marta pritet periudhë me mot të paqëndrueshëm, me vranësira të ndryshueshme, reshje të herëpashershme shiu dhe bubullima. Temperaturat ditore do të jenë në rënie graduale.
