Dibër, sekuestrohen 20 kilogramë marihunë

TË FUNDIT

Nëpunësit policore nga Njësia për polici kriminale – Sektori për tregti të paligjshme me drogë, armë dhe substanca të rrezikshme dhe SPB Dibër, dje në një objekt të braktisur zbuluan dhe sekuestruan katër thasë me marijuanë.

“Dje nëpunësit policor nga Njësia për polici kiminale – Sektori për tregti të paligjshme me drogë, armë dhe substanca të rrezikshme dhe SPB Dibër, në dalje të Dibrës, në një objekt të vjetër të braktisur afër Stadiumit të Qytetit, gjetën katër thasë me marijuanë, në gjithsej rreth 20 kilogramë, deklaroi Stefan Dimoski nga Sektori për Punë të Brendshme Ohër.

Ai shton se me udhëzimet e Prokurorit Publik, droga u dorëzua për ekspertizë, ndërsa po merren masa për zbardhjen e çështjes.

Objekti i braktisur ku ishte fshehur droga ndodhet në dalje nga Dibra në rrugën rajonale Dibër – Strugë.

Jozyrtarisht kuptohet se droga ishte kontrabanduar nga Shqipëria fqinje.

TË NGJAJSHME