Diaspora shqiptare kërkon përfaqësim në Parlamentin e ardhshëm

Must Read

Tragjedi në Gjinekologjinë e Shkupit, ndërroi jetë një lehonë dhe foshnja e saj

Një nënë dhe foshnja e saj dje pasdite  vdiqën  në Klinikën për Gjinekologji. Dyzet vjeçarja K.J. nga...

Kosovë, 2 viktima dhe 61 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR,...

Shahpaska: Kapaciteti i kopshteve nuk është plotësuar

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska sot bëri të ditur se lidhur me kapacitetin për...
- Advertisement -

“Diaspora për Shqipërinë e Lirë” ka kërkuar pjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Përmes një letre zyrtare i ka bërë kërkesë presidentit Meta, ministrit Majko dhe KQZ që të sigurohet edhe vota e emigrantëve.

- Advertisement -

Ajo kërkon të jetë pjesë e konsultimeve në KQZ, si dhe të jetë monitoruese në zgjedhje.

‘’Përveç mundësimit të menjëhershëm të Votës, ne kërkojmë gjithashtu edhe përfaqësimin direkt të Diasporës në Parlamentin e ardhshëm, përfshirjen e Lëvizjes ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë‘ në procesin konsultativ të KQZ-së me grupet e interesit dhe të jemi pjesë monitoruese e procesit të regjistrimit, të votimit dhe numërimit të votës’’, thuhet në letër, njofton Ora Njuz.

- Advertisement -

“Ju rikujtojmë se mundësimi i këtij votimi ka qenë pjesë e premtimeve gjatë e pas fushatave elektorale dhe politika shqiptare ka pasur një kohë më se të mjaftueshme për ta bërë realitet votën e emigrantëve për zgjedhjet e 2021. Mosmbajtja e këtij premtimi nga ana e aktorëve të rëndësishëm politikë, vetëm se do të nxjerrë në pah mungesën e vullnetit të tyre për mundësimin e kësaj vote të rëndësishme dhe të pakompromentueshme nga asnjëra palë. Duke qenë se KQZ do të ketë një strukturë të re dhe kjo do të kërkojë kohën e vet, ne kërkojmë që vota e emigrantëve të jetë një nga çështjet kryesore të agjendës së këtij organizmi, që nga momenti i krijimit”, thuhet në letër.

Ata theksojnë se si Diasporë, vota e emigrantëve dhe siguria e saj, mbetet prioriteti numër një e në këtë kuadër, “vetë ofrojmë ekspertizën tonë për konsultim si grup interesi i prekur drejtpërdrejtë nga ky proces”.

- Advertisement -

Tragjedi në Gjinekologjinë e Shkupit, ndërroi jetë një lehonë dhe foshnja e saj

Një nënë dhe foshnja e saj dje pasdite  vdiqën  në Klinikën për Gjinekologji. Dyzet vjeçarja K.J. nga lagjja Shuto Orizare, Shkup  ishte...

Kosovë, 2 viktima dhe 61 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 464 mostra...

Shahpaska: Kapaciteti i kopshteve nuk është plotësuar

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska sot bëri të ditur se lidhur me kapacitetin për akomodimin e fëmijëve në kopshte...

Interi do të paguaj 1 milion euro për transferin e Arturo Vidal

Arturo Vidal sot do të arrijë në  Milano për ta finalizuar  transferin e tij në Inter, publikoi në Tuiter gazetari Fabricio Romano....

Ishulli grek është goditur nga një tërmet 4.5 ballë

Ishullin grek Kretë sot e goditi  tërmet i ri me fuqi prej 4,5 ballë, publikoi Qendra sizmike mesdhetare-evropiane. Tërmeti...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -