Dialogu Kosovë-Serbi kërkon vendim! Petrovska: Çështjet e hapur shumë po zgjasin

TË FUNDIT

Para takimit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, që duhet të mbahet të shtunën në Ohër, ministrja e mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, në emisionin “Click     Plus” në TV21 foli për gjendjen e sigurisë dhe rreziqet nga eskalimit i gjendjes në lidhje me çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas Petrovskës dialogu Kosovë-Serbi është përafruar në gjendje kur duhet të sillet vendim.

“Çdo çështje e hapur mund të shkaktojë përkeqësim të gjendjes së sigurisë. Nëse rikujtojmë periudhën paraprake para disa muajve kishim cenim të tillë të sigurisë në Kosovë dhe Serbi si rezultat i vendimeve që atëherë skadonin. Andaj edhe u intensifikuan bisedimet dhe dialogu mes këtyre dy shteteve dhe andaj Republika e Maqedonisë së Veriut është mbështetëse e fortë e këtyre proceseve të negociatave, të bisedimeve dhe në fund të fundit të sjelljes së vendimit”, tha Sllavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes.

Petrovska foli edhe për gjendjen në Ukrainë, për shkak të pushtimit rus. Tha se qeveria e RMV-së deri më tani solli gjithsej 6 vendime për donacion të ndihmës ushtarake për Ukrainën. Ajo theksoi se me ndihmën e dhuruar nuk kontribuojmë për luftën por i ndihmojmë Ukrainës që të mbrohet nga pushtimi rus. Ajo njoftoi se çfarë konkretisht ka dhuruar vendi ynë për Ukrainë.

“Donacionet përbëhen nga armë dhe municione këmbësorie, pajisje artilerie, tanke, të cilat i kemi përmendur tashmë, avionët e famshëm “Suhoi”, mjete dhe pajisje për kryerjen e luftimeve kundër blindave, pajisje të mbrojtjes kundërajrore dhe municione të aviacionit ushtarak, si dhe produkte të patjetërsueshme. Duke dhuruar të gjitha pajisjet e dhuruara më parë, përfshirë edhe ato që kemi dhuruar sot, gatishmëria luftarake e Armatës sonë nuk dëmtohet”, deklaroi Sllavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes.

Nga ana tjetër Petrovska tha se edhe Armata e Maqedonisë pranon donacione për modernizimin e saj, më së shumti nga SHBA-të edhe atë në vlerë prej 140 milionë euro për një vit, ndërsa është paralajmëruar ndihmë edhe nga BE në vlerë prej 9 milionë euro. Pjesa më e madhe e aktiviteteve që i ndërmarrim janë në pjesën e politikës së përbashkët të jashtme dhe për siguri dhe andaj duhet t’u përgjigjemi nevojave, tha Petrovska.