Dhunoi dhe përdhunoi gjyshen e tij 89-vjeçare, arrestohet 36-vjeçari Saimir Metani

TË FUNDIT

DIVJAKË- Saimir Metani, 36-vjeç është arrestuar nga policia për shkak se akuzohet për përdhunimin e gjyshes së tij 89-vjeçare.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Grabian, Divjakë, në banesën e gjyshes së tij, shtetases H. K., 89 vjeçe, ku 36-vjeçari e ka dhunuar dhe kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me këtë shtetase.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 36 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se në fshatin Grabian, Divjakë, në banesën e gjyshes së tij, shtetases H. K., 89 vjeçe, ka dhunuar dhe kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me këtë shtetase.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për tu mbrojtur”./Top Channel