Dh’unohet foshnja 3 muajshe në Klinikën e Fëmijëve në Shkup, Taravari takon familjen

TË FUNDIT

Një foshnjë 3-muajshe dyshohet se është dhunuar në Klinikën e Fëmijëve në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”.

Për këtë ka reaguar edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Ai ka vizituar familjen e foshnjes. Gjyshi i foshnjës pretendon se dhuna ka ardhur pasi nëna e foshnjes nuk e ka ditur gjuhën maqedonase.

Familja është nga Saraji i Shkupit, ndërkaq dhunën dyshohet se e ka ushtruar një infermiere.

“S’ka shumë që jam ndeshur me një rast monstruoz. Një fëmij, 3 muajsh ka shenja dhune në trup. Familja pretendon se fëmija është dhunuar në pediatri nga motra medicinale sepse nëna e fëmijës nuk ka ditur maqedonisht…

1. Nëse ky rast është i vërtetë kjo infermiere do të pushohet menjëherë nga puna dhe unë personalisht do të kujdesem që t’i kalojë urgjent organeve të Drejtësisë

2. ⁠Sidoqë të jetë e vërteta do të gjenden dhe do të dënohen fajtorët e këtij akti të shëmtuar dhe të dhimbshëm

3. ⁠Jam duke shkuar në vendngjarje personalisht për të takuar familjarët dhe stafin!”, shkroi Taravari./TV21