Dhunë në godinën e Kongresit të SHBA! 4 persona humbën jetën, konfirmohet fitorja e Bajdenit

TË FUNDIT

Godina e Kapitol Hil nën okupim. Mijëra simpatizues të Donald Trampit e rrethuan godinën dhe hyrën në mënyrë të dhunshme. Të pranishmit e lëshuan sallën. Në rrjetet sociale janë shpërndarë fotografi nga përkrahësit e Donald Trampit se si lëvizin lirshëm nëpër godinën e cila është njëra prej godinave më të mbrojtura në Amerikë.

Gjithçka filloi në momentin kur Tramp i thirri simpatizuesit e tij ta ngrenë zërin kundër, siç thotë, zgjedhjeve të vjedhura.

 “Shkojmë deri te Kapitol Hil, atje do t’i përkrahim senatorët tanë të guximshëm dhe përfaqësuesit tanë në Kongres”, tha Donald Tramp – President i SHBA-së.

Derisa zgjati seanca e përbashkët për konfirmim të rezultateve zgjedhore, përkrahësit e dëgjuan Trampin dhe u nisën drejt Kapitol Hil. Një grup u nis drejt hyrjes kryesore dhe shumë shpejt e depërtuan kordonin e policisë pas çka hynë brenda godinës. Kongresi e ndërpreu punën ndërsa përfaqësuesit e lëshuan sallën.   Në një moment dëgjoheshin të shtëna ndërsa më së paku ndaj një personi është shtënë dhe i njëjti është vrarë në ndërtesën e Kongresit.

 “Kjo nuk është protestë, por është dhunë. Është kaos. Kufizohet me rebelim dhe duhet menjëherë të ndërpritet. U bëjë thirrje të tërhiqen dhe të lejojnë që të funksionojë demokracia”, deklaroi Xho Bajden – President i sapo zgjedhur i SHBA-së.

Kërkoi nga Tramp që përkrahësve të tij tu thotë që të tërhiqen në shtëpitë e tyre.

 “E di se kjo ju dhemb, e di se jeni të lënduar. Jemi të vjedhur në zgjedhjet megjithatë në fund fituam dhe të gjithë e dinë këtë”, u shpreh Donald Tramp.

Pasi u errësua në Amerikë, policia arriti që ta kthejë kontrollin në kryeqytet. Nga ora 18 është vendosur edhe orë policore.

 “Janë gjetur edhe dy pajisje eksplozive, një në selinë e demokratëve, ndërsa tjetra në selinë e republikanëve. Gjetëm edhe frigorifer mobil me koktej molotovi”, potencoi Robert Konte – kryeshef i policisë së Uashingtonit.

Është vazhduar edhe gjendja e jashtëzakonshme në SHBA, me qëllim të sigurisë së garantuar gjatë kohës së inaugurimit të presidentit të ri.

 “Numri i përgjithshëm i elektorëve për zgjedhjen e presidentit në SHBA është 538, ndërsa nga ai numër fiton kandidati që ka 270 vota. Rezultatet e votimit për president janë: Xhozef Bajden ka fituar 306 vota, ndërsa Donald Tramp ka fituar 232 vota”, theksoi Majk Penks – nënkryetar i SHBA-së.

U prononcua edhe Donald Tramp, i cili porositi se 20 janari do të jetë tranzicion i qetë presidencial.

 “Edhe pse tërësisht nuk pajtohem me rezultatin, ndërsa faktet janë në interes timin, megjithatë më 20 janar do të ketë pranim-dorëzim të qetë. Çdoherë them se do ta vazhdojmë betejën tonë se si të sigurojmë numërim të votave legale. Edhe pse ky përfaqëson mandati më i mirë i parë në histori, ky është vetëm fillimi i luftës sonë që ta bëjmë përsëri Amerikën të madhe”, deklaroi Donald Tramp.

Rrjetet sociale, Facebook dhe Twitter përkohësisht i suspenduan profilet e Donald Tramp, të mos dërgojë porosi të reja. Youtube i fshiu incizimet ku Tramp bën thirrje që protestuesit të tërhiqen në shtëpitë e tyre, duke përsëritur se zgjedhjet kanë qenë jo të rregullta.

Anëtarët e Këshillit gjyqësor kërkojnë, nënkryetari i SHBA, Majk Pens të thirret në amendamentin e 25, me çka Tramp do të shpallet i paaftë për kryerjen e funksionit dhe do të shkarkohet nga funksioni.

Në zgjedhjet e mbajtura në nëntor, Bajden fitoi 306 vota elektorale, ndërsa Tramp 232. Dy shtëpitë vazhduan seancat pas ndërprerjeve për shkak të dhunës. Dhoma e përfaqësuesve dhe Senati para përsëritjes së rezultateve i hodhën poshtë ankesat e senatorëve republikan dhe përfaqësuesve nga Pensilvania, Gjeorgjia, Nevada, Arizona dhe Miçigen.