“Dhuna para Komunës Qendër” vazhdon më 24 shtator me fjalët përfundimtare të prokurorisë

Must Read

Për një ditë policia ka dënuar 643 qytetarë për maska

Gjatë ditës së djeshme (27 / 28.09.2020) në territorin e Republikws sw Maqedonisë sw Veriut lidhur me...

Në Kosovë ndihmë pa pagesë për mësues dhe nxënës

Për të ndihmuar mësimin nga distanca KALLXO.com ka lansuar platëformën e asistencës online për mësues dhe nxënësit.

Osmani në Bruksel në takime me përfaqësues të lartë të institucioneve të BE-së

Shkup, 28 shtator – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani që sot ndodhet për vizitë dyditore...
- Advertisement -

Gjykimi për dhunën para Komunës Qendër në qershor të vitit 2013 vazhdon më 24 shtator me fjalët përfundimtare të prokurorisë, pasi seanca e përfundoi për procedurën e provave.

Gjykata në seancën e sotme i hodhi poshtë si të pabaza kërkesat e mbrojtjes që në gjykim të merren në pyetje si dëshmitarë më shumë persona, mes të cilëve edhe Ivica Konevski, Kirill Bozhinovski dhe peshkopi Agatangel.

- Advertisement -

Gjykatësi Dushko Josifovski tha se kërkesat për një pjesë të dëshmive materiale janë të pranueshme, derisa sot kërkesat e shtruara për dëshmitarë hidhen poshtë si të pabaza, sepse nuk kanë të bëjnë në rrethana të reja.

Në seancën e sotme mbrojtja paraqitu dëshmi materiale shtesë, të cilat gjykata pranoi të paraqiten në procedurë shtesë.

- Advertisement -

Mbrojtja e Mile Janakieskit, në fillim të seancës së sotme kërkoi nga gjykata në procedurë dëshmuese shtesë të merren në pyetje Ivica Konevski dhe Kirill Bozhinovski, si dhe të prezantohen të gjitha bisedat e përgjuara, nëse ekzistojnë të tilla, midis klientit të tyre dhe personit Tomosllav llazarov.

Prokurori Bubevski, lidhur me propozimet e mbrojtjes tha se dëshmitë materiale shtesë, të cilat janë dokumente dhe procesverbale, janë të pranueshme.

- Advertisement -

Mile Janakieski, para gjykatës, tha se si mbrojtje kanë propozuar 15 dëshmitarë dhe deri më tani nuk është marrë asnjë në pyetje, dhe kërkoi për mirëkuptim nga gjykata dhe t’i pranohen të paktën 2-3 dëshmitarë.

I akuzuari Aleksandar Trajkovski, kërkoi nga gjykata të merret në pyetje peshkopi Agatangel. Marrja në pyetje e peshkopit Agatangel, kërkoi edhe avokati sipas detyrës zyrtare të Nikolla Gruevskit.

Në “Dhunën para Komunës Qendër  janë të akuzuar disa persona, mes të cilëve edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski (momentalisht në arrati në Hungari), ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova dhe persona të tjerë./MIA

- Advertisement -
  • Tags
  • 4

Për një ditë policia ka dënuar 643 qytetarë për maska

Gjatë ditës së djeshme (27 / 28.09.2020) në territorin e Republikws sw Maqedonisë sw Veriut lidhur me masën për mosmbajtje tw mjeteve...

Në Kosovë ndihmë pa pagesë për mësues dhe nxënës

Për të ndihmuar mësimin nga distanca KALLXO.com ka lansuar platëformën e asistencës online për mësues dhe nxënësit. Në kuadër...

Osmani në Bruksel në takime me përfaqësues të lartë të institucioneve të BE-së

Shkup, 28 shtator – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani që sot ndodhet për vizitë dyditore pune në Bruksel, ku do...

Sot thuhen fjalët përfundimtare për rastin “Dhuna në Qendër”

Gjyqi për dhunën para Komunës së Qendrës në qershor 2013 vazhdon sot me fjalët përmbyllëse të palës mbrojtëse. Në...

Tërmet i ri në afërsi të Malit të Shenjtë

Tërmet me fuqi prej 4.6 ballëve sipas Rihterit, është regjistruar shkurt pas orës 7 sot në mëngjes sipas kohës lokale në pjesën...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -