Dhoma përfaqësuese votoi ligj për 2,2 trilion dollarë ndihmë për amerikanët për shkak të krizës së koronavirusit

TË FUNDIT

Dhoma përfaqësuese e Kongresit  amerikan mbrëmë  vonë votoi ligj të ri për mbështetje të popullatës në SHBA për shkak të krizës Kovid-19, por e pasigurt është se a do të paguhet dhe kur.

Ligji parashikon ndihmë gjithëpërfshirë në vlerë prej 2.2 trilion dollarë, shumë më e lartë  nga ajo paraprakja e premtuar prej Shtëpisë së bardhë. Për atë, negociatat vazhdojnë dhe tani për tani është e paqartë nëse ndihma do të arrijë para zgjedhjeve në nëntor.

Ligji ishte votuar me shumicë të madhe  214 vota të demokratëve “pro”, kundrejt 207 republikanëve “kundër”. Pakoja  e masave duhet t’i rritë pagesat javore të personave të papunë, të zgjerohet  ndihma për bizneset e vogla dhe veçanërisht  sektoret e pësuara në ekonomi si restoranet dhe aviotransportuesit, edhe njëherë t’u paguhet nga 1.200 dollarë  në pjesën më të madhe të amerikanëve.

“Negociatat midis ministrit të Financave, Stiven Mnuçin dhe Nensi Pelosi, kryetar i Dhomës përfaqësuese, zgjasin një javë të tërë dhe rezultati ishte votimi i mbrëmshëm.

Derisa  zgjasin negociatat, ekonomia amerikane lufton të qëndrojë në këmbë. Me ndihmë tashmë të shfrytëzuar të porositur pas valës së parë të pandemisë, aviokompanitë tani paralajmërojnë largim të 30.000 punëtorëve nga puna,  ndërsa javën e kaluar 847.000 persona për herë të parë janë paraqitur si të papunë. Për shkak të pandemisë, nga marsi deri më sot, pothuajse 40 milion amerikanë mbetën pa punë.