Gjithsej 222 deputetë nga Partia Demokratike dhe dhjetë Republikanë sot kanë dhënë votën për shkarkimin e presidentit amerikan, Donald Tramp.
Ai ngarkohet për nxitje të dhunës ose rolin e tij në trazirat vdekjeprurëse të javës së kaluar në Kapitoll Hill.
Kundër shkarkimit kanë votuar 197 deputetë.
Pas miratimit, procedura është hedhur në Senat, Dhomën e lartë të Kongresit i cili e zbaton gjykimin. Tani për tani nuk është e njohur se kur do të fillojë procedura me faktin se nga mandati i Trampit mbeten edhe tetë ditë. Sipas Kushtetutës, nevojiten dy të tretat e senatorëve që të gjykohet dhe shkarkohet presidenti. Njohësit e rrethanave nuk presin se në Senat do të sillet vendim për shkarkim, por me shumicë të thjeshtë mund të vendosë se ai nuk do të mund të kandidohet për mandat të dytë.
“Shkarkimi” e shënon vetëm procedurën në Dhomën e përfaqësuesve që ngrit aktakuzë kundër presidentit për “vepra të rënda penale ose shkelje”. Nëse shumica e thjeshtë prej 435 anëtarësh e miratojnë aktakuzën, procesi shkon në Senat ku zbatohet gjykim. Nevojitet dy të tretat e shumicës prej 100 senatorëve për dënim dhe shkarkim të presidentit të SHBA-së.
Republikani në Senatin, Miç Mekonel ka deklaruar se pasi Senati ka qenë në pushim pas zgjedhjeve, gjykimi mund të fillojë më 20 janar, ditën e ceremonisë së inaugurimit të Bajdenit. Që të fillojë më herët, të gjithë 100 senatorët do të duhet të votojnë “për”.
Lideri i demokratëve në Dhomën e lartë, Çak Shumer hulumton mundësi për mbledhjen e senatorëve. Për një veprim të tillë do të nevojitet miratim nga Mekoneli. Ekspertët thonë se Senati është i lirë t’i vendos rregullat dhe mund të mbajë gjykim në afat prej një dite, nëse këtë e dëshiron.
Pol Kampos, profesor i të Drejtës kushtetuese në Universitetin e Kolloradës ka thënë se nëse edhe Senati nuk e dënon presidentin, senatorët mund të mbajnë votim të dytë ndaras që ta pengojnë karrierën e tij të ardhshme politike.
Kjo do të nënkuptonte se demokratët të cilët do të kenë shumicë në Senat, mund t’ia ndalojnë Trampit të kandidatët për president në vitin 2024. Megjithatë Trampi do të tentojë ta kontestojë vendimin e tillë në gjyq, ka thënë Kampos.
Gjykata e Lartë solli vendim në vitin 1992 se nuk do t’i vendos në pikëpyetje vendimet e Senatit për zhvillimin e procedurave për shkarkim.
“Senati ka liri të madhe të vendos se si dëshiron të zbatojë procesin”, thotë Kampos.
Deri tani asnjë president amerikan nuk ka pasur dy impiçmente. Por ekspertët thonë se Kongresi ka të drejtë në këtë. Në dhjetor 2019 ka pasur një impiçment për Trampin, nën akuzën për keqpërdorim të pushtetit dhe pengesë të Kongresit. Trampi u “lirua” nga Senati i drejtuar nga republikanët në shkurt të vitit 2020.
Deri tani asnjë president i SHBA-së nuk është “dëbuar” nga Shtëpia e Bardhë përmes procesit të shkarkimit.
Tre presidentë amerikanë- Tramp në vitin 2019, Bill Klinton më 1998 dhe Endru Xhekson më 1968 janë thirr në Dhomën e përfaqësuesve, por ishin liruar nga aktakuzat në Senat.
