Dhoma Përfaqësuese e Kongresit miratoi rezolutë për revokimin e Donald Trampit

TË FUNDIT

Dhoma Përfaqësuese e Kongresit amerikan ka miratuar një rezolutë që kërkon shkarkimin e Donald Trampit, bazuar në amendamentin e 25-të të Kushtetutës së SHBA-së.

Rezoluta i bën thirrje nënpresidentit Majk Pens të fillojë procedurë, të parashikuar në amendamentin e 25-të të Kushtetutës së SHBA-së, që presidenti Donald Tramp të lirohet nga detyrat e tij, transmetojnë agjencitë.

Rezoluta u miratua me 223 vota “për” dhe 205 “kundër”.

Heqja e presidentit, sipas amandamentit të 25-të, do të thotë që nënpresidenti dhe shumica e anëtarëve të kabinetit të presidentit deklarojnë se presidenti është i paaftë për të kryer detyrën e tij kushtetuese.

Nënpresidenti Majk Pens tani ka 24 orë për të thënë nëse është i gatshëm të veprojë sipas rezolutës.

Por, para votimit, ai e informoi kryetaren e Dhomës, Nansi Pelosi se është kundër aktivizimit të amendamentit të 25-të.

“Nuk besoj se një veprim i tillë është në të mirë të kombit tonë, as nuk është në përputhje me Kushtetutën tonë”, shkroi Pens në një letër drejtuar Pelosit.

Nënkryetari i SHBA-së beson se energjia e administratës aktuale ka për qëllim sigurimin e një transferimi të rregullt të pushtetit dhe i bëri thirrje asaj dhe anëtarëve të tjerë të Kongresit për të shmangur lëvizjet që “do të ndajnë më tej qytetarët dhe do t’i ndezin pasionet”.

Rezoluta e Dhomës Përfaqësuese, ndër të tjera, përmban një artikull që akuzon Trampin për nxitje të kryengritjes dhe duke folur për përgjegjësinë e tij të mundshme për hyrjen e disa mbështetësve në kompleksin Kapitol Hill gjatë konfirmimit të Kongresit të rezultateve të Kolegjit zgjedhor të votimit në zgjedhjet presidenciale, që i fitoi Xhozef Bajden.

Në rezolutë thuhet se Trampi iu drejtua mbështetësve të tij në një tubim protestues, pak para se disa prej tyre të drejtoheshin në Kapitol Hill. Mënyra në të cilën ai iu drejtua audiencës i inkurajoi ata dhe, siç pritej, çoi në veprimtari të paligjshme, thuhet në rezolutë.

Nëse Dhoma Përfaqësuese e revokon Donald Trampin, ai do të bëhet presidenti i vetëm i SHBA-së, të cilit i ka ndodhur kjo dy herë gjatë mandatit të tij.

Pas kësaj, Senati do të mbajë seancë dëgjimore për të vendosur nëse Trampi do të hiqet nga detyra, pavarësisht nga fakti se seanca me siguri do të zgjasë më shumë se shtatë ditët e mbetura deri në fund të mandatit të tij.

Sidoqoftë, vendimi i Senatit do të parandalojë Trampin që të vazhdojë punën e tij në sferën publike, e cila do t’i japë fund ambicjeve të tij të mundshme për të qenë kandidat presidencial në zgjedhjet e vitit 2024, njofton “Zëri i Amerikës”.