Dhjetëra palestinezë të lënduar në kufirin Izrael-Gazë

TË FUNDIT

Dhjetëra palestinezë ishin lënduar përgjatë rrethojës e cila i ndan Izraelin nga Rripi i Gazës gjatë protestës së rregullt sot, bënë të ditur shërbimet shëndetësore.

Në spital janë dërguar 83 persona.

Nuk ka informacione për atë se sa nga të lënduarit janë plagosur, por është bërë e ditur se tre janë në gjendje kritike.

Zëdhënësi i armatës izraelite deklaroi se rreth 10.500 palestinezë kanë marrë pjesë në protestat, ndërsa disa nga ta i kanë gjuajtur ushtarët izraelitë me gurë.

Pasi para një viti filluan protestat palestineze, 263 palestinezë ishin vrarë nga ushtarë izraelitë, duke e mbrojtur rrethojën.