“Koha po afron. Maqedonia sonte në këtë stadium në Olimpiko të Romës përballet me Italinë. Kapiteni Enis Bardhi tha se do të luajnë për t’i bërë krenare familjet tona, ndërsa Elif Elmaz tha se nuk i intereson mbi kë është presioni. Ata do të jenë të koncentruar për të dalë me rezultat pozitiv nga kjo ndeshje”, raporton gazetari Artan Nuhiu, TV21.
“Është një ndeshje shumë e rëndësishme. Edhe pse presioni është te Italia, por edhe ne duhet të kemi presion, pasi që përgatitemi për diçka shumë të madhe dhe besoj që vitet e ardhshme me këtë ekip të ri, sepse kemi lojtarë shumë të ri në reprezentacion besoj që duhet të përgatitemi për diçka të madhe gjëra të suksesshme të cilat I takojnë këtij reprezentacioni”, u shpreh futbollisti Enis Bardhi.
“Po një ndeshje shumë e rëndësishme për Italinë por pa marrë parasysh ne shohim veten, ne kemi ardhur këtu për të luajtur pëe neve, kështu që pa marrë parasysh në cilën anë është presioni ne do të koncentrohemi te vetja jonë dhe sinqerisht nuk na intereson se çfarë presioni do të kenë ata”, tha futbollisti Elif Elmaz.
Futbollistët e Maqedonisë e shijuan stadiumin romak dhe të relaksuar po e presin duelin e sonte. Nga ana tjetër Italia është në panik kur luan me Maqedoninë. Në dy ndeshjet e fundit, njëherë fitoi Maqedonia, dhe ndeshja tjetër në Shkup përfundoi barazi pas atij goli të Bardhit.
“Presim fitore dhe mbështetje të madhe nga tifozët ne Olimpiko. Nga Maqedonia kemi kujtime të këqija. Por ne besojmë se do të fitojmë. E dimë se do të jetë e vështirë, sepse ata janë kundërshtarë të vështirë dhe nuk guxojmë t’i nënvlerësojmë”, tha Federiko Kieza , futbollist i Italisë
Për fat të keq Trajkovski i cili kishte shënuar në atë fitore në Palermo, nuk do të luaj për shkak lëndimit, por Maqedonia ka edhe opsione tjera. Futbollistët e Maqedonisë do ta përfundojnë ciklin kualifikues evropian pa gjasa për të siguruar një vend në EURO 2024, pasi kanë grumbulluar shtatë pikë nga gjashtë ndeshje dhe janë në vendin e parafundit në Grupin C.
Ndeshja Itali – Maqedoni e Veriut zhvillohet sonte në ora 20:45.
“Nga Roma për TV21 Artan Nuhiu”.
