Dhami: Maqedonia e Veriut është treg interesant, Shqipëria duhet të merr mësim në fushën e logjistikës dhe zonave të lira

TË FUNDIT

Sot në Shkup u mbajt konferenca e parë e patundshmërive në të cilën morën pjesë ekspert të ndryshëm nga vendi dhe të huaj. Ndër ta ishte edhe Stela Dhami nga Colliers International. Sipas saj tregu i Maqedonisë së Veriut është treg shumë interesant sidomos në fushën e  investimeve në logjistikë dhe në zonat e lira ekonomike ndërsa thekson se në këtë drejtim Maqedonia e Veriut është më përpara Shqipërisë. Nga ana tjetër Dhami thekson se Shqipëria ka ecur shumë përpara me turizëm sektor ky nga i cili Maqedonia e Veriut duhet të merr mësim.