Do të vazhdojë me angazhimin politik në partinë në të cilën plotësisht do të angazhohem që ajo të ngritet, deklaroi Jovan Desportovski, njëri nga kandidatët për kryetar të LSDM-së. Ai paraprakisht pohonte se nëse nuk zgjidhet për kryetar të partisë, nuk do të pranojë asnjë funksion partiak, kështu që mbetet e paqartë në çfarë pozite do të angazhohet që të konsolidohet anëtarësia dhe të ngritet LSDM-ja. A do të krijojë Despotovski fraksion në LSDM?
Ai edhe më tej vlerëson se zgjedhjet në LSDM nuk ishin kredibile edhe përkundër deklaratës së kryetares së KQZ, Viktoria Avramovska Madiq, se nuk janë të vërteta pohimet se një numër të madh të anëtarëve të LSDM-së u është pamundësuar votimit.
Është ofendim për anëtarët e LSDM-së se dikush mund të ndikojë se si të votojnë, thotë Venko Filipçe. Këtë e deklaroi duke iu përgjigjur akuzave jo vetëm të Despotovskit por të të gjithë kundërkandidatëve se një pjese të anëtarësisë nuk u është mundësuar që të votojnë, por dhe se ka pasur përpjekje për ndikim ndaj disa anëtarëve.
Përndryshe, reagimet nuk kanë të ndalur edhe nga Sllavjanka Petrovska e cila në momentin e fundit e tërhoqi kandidaturën nga gara zgjedhore. Thotë se çdoherë zëshëm do të flas për problemet në LSDM por dhe se nuk do të pranojë asnjë funksion në udhëheqësinë e partisë.
