Despotovski: Do ta bëjmë inflacionin njëshifro. Kadievska-Vojnoviq: Kemi inflacion dyfish më të lartë krahasuar me BE

TË FUNDIT

Eksperti ekonomik nga radhët e LSDM-së, Jovan Despotovski pohon se inflacioni në vend sipas dinamikave të BE-së duhet të fillojë të ulet. Sipas tij inflacioni do të jetë njëshifror, përkatësisht do të arrijë deri në 7%.

Nëse atje po planifikohet stabilizim në atë segment, njëkohësisht pritet që edhe BPV në nivel të BE-së të mbetet në shkallë pozitive, rritja është minimale, por ekziston, kjo do të thotë se edhe ne mund të presim, të angazhohemi dhe të punojmë, nuk mund të presim që ta arrijmë këtë pa punë, megjithatë të angazhohemi dhe të punojmë në kuadër të projeksioneve të Ministrisë së Financave ose të Qeverisë, që ta realizojmë në vetë buxhet, përkatësisht ta kthejmë inflacionin në shkallë njëshifrore, tha Jovan Despotovski, LSDM.

Por sa mund të realizohet kjo? Maja Kadievska-Vojnoviq, eksperte e ekonomisë në VMRO-DPMNE, thotë se te ne ka indikacion të qëndrueshmërisë së inflacionit dhe i njëjti është dyfish më i lartë se në BE. Inflacioni dyshifror, thotë ajo, është rezultat i faktorëve vendorë dhe politikave të gabuara.

“Në opinionin publik publikohen numrat për shtrenjtimin e ushqimit, energjisë, ngrohjes dhe rrymës. Nëse e shihni inflacionin sipas shkallëve të tij, ne kemi inflacion dyshifror në sektorin vendor, në shërbimet vendore, për amvisëritë 33% inflacion, kemi inflacion në pjesën e servisimeve në amvisëritë 22%, në shërbimet hotelierike 21%”, tha Maja Kadievska-Vojnoviq, VMRO-DPMNE.

Të dy bashkëbiseduesit debatuan edhe për Buxhetin e vitit të ardhshëm, i cili sipas Despotovskit është zhvillimor dhe ka për qëllim që ta mbrojë standardin e qytetarëve. Kadievska-Vojnoviq me kritika, tha se buxheti është gropë pa fund që e po e çon shtetin drejt falimentimit.