Deskoska: Nuk kthehem në arsim, nuk jam Nikolla Todorov!

TË FUNDIT

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, ka hedhur poshtë zërat që e lidhin atë me kthimin në Ministrin e Arsimit dhe Shkencës. Deskoska mes tjerash thumboi edhe ish ministrin Nikolla Todorov, duke theksuar se nuk jam Todorov për të shëtitur nëpër resorë.

“Nuk e di a ta lëshoj Ministrinë e Drejtësisë. Por nuk kthehem në arsim. Rruga ime është të vazhdoj përpara. Vendi i vetëm që mund të kthehem pas politikës është Fakulteti i Drejtësisë”, potencoi mes tjerash Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska.