Në Komisionin për Politikë të Jashtme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka dështuar miratimi i propozim rezolutës për respektimin e standardeve të procesit të rregullt ligjor në gjykimin ndërkombëtar ndaj ish-krerëve të institucioneve të Republikës së Kosovës, përcjell TV21. Miratimi dështoi pasi deputetët maqedonas bojkotuan mbledhjen, duke pamundësuar sigurimin e kuorumit.
Në lidhje me: FE-ja dorëzon rezolutë në Kuvend për ish-krerët e Kosovës, kërkon respektimin e standardeve ndërkombëtare të drejtësisë
Në mbledhje morën pjesë vetëm deputetët e Frontit Evropian, VLEN-it, Aleancës për Shqiptarët dhe deputeti Rexhep Ismail nga “E Majta”. Shqyrtimi i kësaj çështjeje është shtyrë pa një afat të caktuar.
