Dështoi zgjedhja e shefit të Prokurorisë së Lartë/ Fetai, Rustemi dhe Hajrullahi do të presin deri të hënën e ardhshme

TË FUNDIT

Pas vonesës prej rreth një orë e gjysmë për fillimin e seancës së Këshillit të prokurorëve ku duhej të zgjidhej shefi i Prokurorisë së Lartë, e njëjta u shtyu për të hënën e ardhshme, për shkak se, siç thanë, u duhet më shumë kohë për t’i shqyrtuar notat dhe dosjet e kandidatëve. Në fakt, u vonua sepse pikërisht para fillimit të seancës, anëtarët e Këshillit i shqyrtonin jo vetëm notat për Prokurorinë e Lartë por edhe për emërime në prokurori të tjera. Në garën për shef të Prokurorisë së Lartë u paraqitën prokurori aktual prej kësaj prokurorie, Mustafa Hajrullahi, Fatime Fetai dhe Burim Rustemi që ishin pjesë e ish PPS-së.

“I shkëmbyen dosjet, megjithatë u duhej më shumë kohë që secili prej tyre t’i analizojë dosjet e prokurorëve publikë. Për shkak se të gjithë kishin ekzemplar që u ishte dorëzuar të premten, disave u është dhënë këtë mëngjes, andaj menduan se u duhet më shumë kohë. I panë lëndët me qëllim që të mos prolongojmë, nga ana ime unë insistova që të mbarojmë sot, thashë, lexoni çfarë të mundeni.”-

Përndryshe, formalisht sot me përkrahjen e të gjithë anëtarëve të Këshillit, u emërua edhe shefi i sapozgjedhur i Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi i cili e mori funksionin e Vilma Ruskoskës mandati i së cilës skadon sot.

“Brenda këtyre dy viteve u vlerësua pozitivisht raporti vjetor i Prokurorisë së Gostivarit dhe u theksua se pikërisht këtu është arritur progres përkatësisht janë zgjedhur lëndë që me vite të tëra i mbanin në sirtarë, duke mos i zgjidhur. Pasi ka ardhur ky prokuror gjendja u përmirësua, unë nuk e di se si ka qenë gjendja paraprakisht, por e di se janë vlerësuar në mënyrë pozitive.”- pohoi deklaroi Antonio Joleski, Kryetar i Këshillit të Prokurorëve.

Ish-shefja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskoska duhet të kthehet por pasi për këtë do të vendosë Këshilli nëse vendimi për suspendimin e saj ka të bëjë me largimin e saj nga pozita shefe e kësaj prokurorie ose ka të bëjë me funksionin e saj si prokurore në përgjithësi.