Dëshmuan psikolog e psikiatër, gjykimi për vrasjen e hendbollistit kroat në Shkup vazhdon më 9 nëntor

TË FUNDIT

Gjykimi për vrasjen e hendbollistit kroat vazhdon më 9 nëntor

Gjykimi për vrasjen e henbollistit kroat, Denis Tot, i cili është rrahur deri në vdekje para një diskoteke në parkun e qytetit në Shkup, vazhdon më 9 nëntor, pasi sot nga ana e mbrojtjes janë parashtruar dëshmi në Gjykatën themelore penale Shkup.

Në gjykim janë ftuar dr. Zora Mitiq, psikiatër dhe dr. Sonja Eftimova, specialiste për psikologji, të cilat e kanë analizuar gjendjen psikike të Anxhelo Gjorgjievskit, njërin nga të akuzuarit në këtë proces.

Mitiq tha se Anxhello ka pasur shenja plage në dorën e djathtë, e njëjta më të cilën ia shkakton goditjen e parë viktimës Tot. Sipas saj, muskulatura e këtij ekstremiteti është e dobët, qo do të thotë se edhe goditja ka qenë e dobët.

Në gjykim ka dëshmuar edhe Sanja Eftoimovska, specialite për psikologji mjekësore. Ajo e ka përshkruar Gjorgjievskin si person, i cili është pasiv në gjendje të stresit.

Dëshmitarët e ftuar, për të cilët është paraparë të marrin pjesë në seancën e sotme, nuk ishin të pranishëm.

Prokuroria Themelore Publike Shkup i ndjek të pandehurit Anxhelo Gjorgievski, Klementina Levkovska dhe Andrej Kostovski për veprën penale “vrasje” nga neni 123 paragrafi 1 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal. Sipas aktakuzës, të pandehurit akuzohen se më 7 prill, para një lokali nate në parkun e qytetit në Shkup, së bashku e kanë privuar nga jeta Denis Tot.

Seancën e udhëheq gjyqtarja Elena Ilievska Josifoviq, ndërsa përfaqësuese e prokurorisë është prokurorja, Tanja Trajçevska.