Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski ka uruar qytetarët e Maqedonisë së Veriut për kapacitetin demokratik që e shprehën gjatë ditës së sotme të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
“Dita e sotme kaloi në një situatë delikate të vendit, por kaloi shkëlqyeshëm me disa përjashtime të cilat gjatë ditës bashkë i kemi diskutuar. Mund të ju uroj qytetarëve për kapacitetin demokratik që e shprehën gjatë ditës së zgjedhjeve”, tha Derkovski.
