Derisa po falte Bajramin, presidenti i Malit sulmohet me thikë

TË FUNDIT

Paradite, teksa të gjithë ishin rreshtuar për të falur Kurban Bajramin, Presidenti në detyrë të Malit, Assimi Goita, është sulmuar me thikë.


Ai ndodhej në xhaminë Bamokos kur ndodhi incidenti, e fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime.

Zyra e presidentit doli me një deklaratë për shtyp, ku bëri me dije se, ish-koloneli i forcave speciale, shpëtoi pa lëndime nga ky incident dhe se trupat e sigurisë arrestuan personin e armatosur me thikë që tentoi të kryente këtë akt.

“Çdo gjë është mirë. Nuk ka asnjë problem. Kjo është pjesë e të qenit lider”, u shpreh Goita në televizionin shtetëror pas sulmit.

Situata në Mali është e paqëndrueshme. Prej disa vitesh, vendi ka hyrë në një krizë politike, që pas rrëzimit nga pushteti të presidentit Ibrahim Boubacar Keita, nga një grusht i organizuar nga Goita.

TË NGJAJSHME