Deri të martën me diell, nga e mërkura sërish shi dhe ftohtë

TË FUNDIT

DPHM njoftoi se deri të martën moti do të jetë kryesisht me diell me mëngjes të ftohtë dhe rritje të temperaturës ditore, ndërsa nga e mërkura do të ketë periudhë me mot kryesisht të vranët dhe më të freskët me shi lokal.

Nesër temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga zero deri në nëntë gradë, ndërsa ditore nga 17 në 25. Në Shkup do të jetë nga pesë në 24 gradë.

Të hënën temperatura do të rritet në 27 gradë, ndërsa gjatë javës do të ulet dhe të premten do të jetë maksimumi 19 gradë.