Deri të enjten shumë nxehtë, nga e premtja ulje e temperaturave

TË FUNDIT

Moti deri të enjten do të jetë stabil dhe shumë i nxehtë, ndërsa do të aktivizohet edhe niveli i portokalltë i rrezikut nga temperaturat e larta, kumtoi DPHM.

Posaçërisht nxehtë pritet të jetë të enjten, kur do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi jugor. Gjatë natës dhe të premten do të ketë kushte për reshje lokale të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar si dhe temperaturat do të ulen për 3 deri 5 gradë.

Për nesër dhe pasnesër do të parashikohen maksimalisht 42 gradë në disa pjesë të vendit, ndërsa të premten dhe gjatë fundjavës 38 deri 39 gradë.