Deri tani janë vaksinuar 642 punonjës mjekësor

TË FUNDIT

Që kur filloi vaksinimi anti-Covid në Maqedoni të Veriut, ditën e mërkurë, janë vaksinuar 642 mjekë dhe infermiere nga spitalet Covid.

Vaksinimi realizohet në gjashtë pika, në dy ndërrime, duke filluar nga ora 08:00 deri në ora 20:00, nga e hënja deri të shtunën.

Personeli mjekësor është duke e pranuar vetëm dozën e parë të vaksinës Pfizer, ndërkohë që të dytën duhet ta marrin pas 21 ditësh nga pranimi i saj.

Ndërkohë, qytetarët kanë vazhduar të paraqiten për vaksinimin në ueb faqen “vakcinacija.mk”. Duke përfshirë ditën e djeshme, janë paraqitur 58.500 qytetarë, ndërkaq nëpërmjet mjekut amë janë paraqitur 32.917 qytetarët të moshës mbi 70-vjeç./TV21